Skandalit të pasaportave biometrike duket se nuk do të mund t’i shpëtojë as Dogana e Kosovës.

Mediat bëjnë të ditur se hetuesit e Eulex-it po hetojnë përgjegjësinë e autoriteteve doganore në këtë rast.

Dyshohet se zyrtarët doganorë nuk kanë respektuar të gjitha procedurat e kontrollit dhe sigurisë, në rastin e një kontingjenti pasaportash për rajonin e Pejës, ku Ministria e Punëve të Brendshme i kishte deklaruar si letër printeri.

Doganat pretendojnë se, nga ky kontigjent, Ministria e Brendshme u ka borxh 354 mijë euro.

Sektori i auditimit të jashtëm i doganave ka konstatuar se Ministria ka shkelur rregullat, në rastin e deklarimit dhe zhdoganimit të mallit, duke ndërruar numrin tarifor të mallit. Pikërisht për këtë, Prokuroria ka ngritur dyshimet për përfshirje edhe të zyrtarëve doganorë.

Deri më tani, e dyshuara kryesore është shtetësja gjermane Natali Veliaj, e cila këtë jave pritet të nxjerrë të dhëna të tjera, rreth përfshirjes së zyrtarëve qeveritarë në këtë keqpërdorim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA