Ushtria siriane goditi me raketa balistike disa qytete në veri të vendit, raportoi NATO të enjten.
Ky ishte sulmi i tretë i këtij lloji brenda disa ditëve.
”BBC” raportoi se goditja e trupave të presidentit Bashar al-Assad ishte e përqendruar në qytetet e Alepos dhe Idlibid.
Një muaj më parë, NATO aprovoi zhvendosjen e raketave të fuqishme “Patriot” në kufirin turko-sirian, për të mbrojtur Turqinë nga çdo agresion që mund të vijë nga përtej kufirit.
Damasku zyrtar ka mohuar vazhdimisht përdorimin e raketave balistike për goditjen e kryengritësve.
Ekspertët e NATO-s janë shprehur më parë se në arsenalin e ushtrisë siriane përfshihen edhe disa raketa amerikane me saktësi të lartë goditëse “Scud”, por nuk mund të konfirmojnë llojin e raketave të përdorur në bombardimet e fundit.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, në konfliktin e nisur në mars 2011, më shumë se 60 mijë sirianë kanë humbur jetën deri tani.
Top Channel