
Departamenti Amerikan i Shtetit po punon aktivisht për të nxitur
ndërtimin e Korridorit të Jugut, por nuk ka një qëndrim për të
mbështetur rrugë konkrete të eksportit të gazit nga rajoni i Kaspikut në
Evropë.
Një zëdhënës i DASH i tha Zërit të Amerikës se Zyra e Burimeve Energjitike në kete Departament, e drejtuar nga i Dërguari i Posaçëm per Çështjet e Energjisë Ndërkombëtare Carlos Pascual po punon intensivisht me vendet e këtyre rajoneve dhe mbarë Evropën, për të nxitur ndërtimin e Korridorit të Jugut.
Sipas zëdhënësit, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht ndërtimin e korridorëve të rinj, që do të sillnin një shumëllojshmëri burimesh energjitike, si dhe rrugësh tranziti të tyre. Sipas tij, për të arritur këtë qëllim, Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë vendet e Kaspikut dhe të Azisë Qendrore për të gjetur rrugë të reja drejt tregjeve, të cilat do të sillnin si pasojë një zhvillim më të madh ekonomik dhe do t’i lejonin këto vende të shtonin konkurencën për burimet e tyre, si dhe të krijonin lidhje të forta me ekonominë globale.
Top Channel