Rusi, fëmija jetim i lutet Putin

10/01/2013 00:00

Një djalë jetim rus, invalid për shkak të një sëmundjeje gjenetike, i ka
shkruar një letër presidentit të federatës, Vladimir Putin.

14-vjeçari Maxim i ka kërkuar shefit të Kremlinit që të lejojë adoptimin e tij nga një familje amerikane.

Veprimi në fjalë u bllokua nga ligji kontrovers përmes të cilit Moska ka ndaluar të gjitha adoptimet në favor të shtetasve amerikanë, si kundërpërgjigje ndaj ligjit Magnitski.

Ky i fundit u ndalon hyrjen në SHBA politikanëve rusë që konsiderohen nga Uashingtoni fajtorë për vdekjen e dyshimtë të avokatit me të njëjtin emër, pasi kishte denoncuar një mashtrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB