Vdes në klinikën infektive 37-vjeçarja nga Prishtina, e prekur nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrave.
Lajmin e ka konfirmuar për Top Media-n zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu. Sipas tij, pacientja ka ndërruar jetë rreth orës 15:00, pasi ka qëndruar e shtruar për më shumë se një javë në QKUK.
Më herët, drejtori i klinikës infektive, Shemsedin Dreshaj, kishte konfirmuar prezencën e virusit te pacientja. Familjarët e së ndjerës kishin deklaruar se vajza e tyre nuk ka qenë jashtë vendit kohëve të fundit, gjë për të cilën mjekët dyshojnë se sëmundja e ka gjenezën nga brenda.
Sëmundja e gripit të derrave, në vitin 2009, vuri nën alarm shumë vende të botës, kurse rasti i fundit në Kosovë, i evidentuar më virusin H1N1, ishte në vitin 2011.
Top Channel