Kinë, rritja e tregtisë shton optimizmin

10/01/2013 00:00

Kina ka raportuar një sërë të dhënash për tregtinë, të cilat rezultojnë më të mira nga sa parashikohej dhe që kanë rritur optimizmin se në vendin me ekonominë e dytë në botë rritja është rikthyer.

Eksportet, një element kyç i ekspansionit, u ngritën me 14 për qind në dhjetor, në një kohë kur analistët parashikonin se shifra në fjalë do të ishte rreth 4 për qind më shumë se viti i kaluar.

Importet gjithashtu u ngritën me 6 për qind, duke treguar gjithashtu kërkesën e fortë të brendshme. Njoftimet vijnë në një kohë kur janë rritur shqetësimet për gjendjen ekonomike të Kinës, pasi rritja e saj ra për vitin e tretë rresht.

“Të dhënat për eksportin përbëjnë një lajm të mirë dhe tregojnë se kërkesa e jashtme për produktet kineze po ngrihet”, ka deklaruar Dariusz Kowalczyk, ekonomist i bankës “Credit Agricole” në Hong Kong.

“Rënia e kërkesës globale ka qenë një nga shqetësimet më të mëdha për Kinën dhe këto të dhëna ndihmojnë në qetësimin e pjesshëm të situatës”, ka thënë ai.

Ngadalësimi i ritmeve ekonomike të Kinës, që ra në 7.4 për qind në tremujorin korrik-shtator, ka dëmtuar sektorë të ndryshëm të ekonomisë vendase.

Megjithatë, në javët e fundit Kina ka publikuar një seri të dhënash pozitive që tregojnë se rritja e regjistruar në nëntor ka vazhduar edhe në dhjetor.

Aktiviteti i manifakturës në Kinë u zgjerua për të tretin muaj rresht në dhjetor, ndërkohë që edhe sektorë të tjerë si ndërtimi u zgjeruan për të katërtin muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB