Izraeli, vendbanime të reja në Palestinë

10/01/2013 16:00

Izraeli shpalli të premten planin për ndërtimin e 1 400 banesave të reja në tokën e pushtuar palestineze në Bregun Perëndimor, në lindje të Jeruzalemit.

Shpallja pritej që prej lirimit të 26 të burgosurve palestinezë një muaj më parë, por u shty deri pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Vendbanimet izraelite në tokën palestineze janë shndërruar në pengesën kryesore për arritjen e një paqeje afatgjatë, në bisedimet midis dy palëve.

Kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat, e konsideroi këtë vendim si “provë e qartë e vullnetit të Izraelit për të dëmtuar bisedimet e paqes”.

Ndonëse negociatat mes palëve kanë rifilluar falë këmbënguljet së Kerryt, ka pasur shumë pak përparime mes palëve.

Mbi 500 mijë hebrenj jetojnë në vendbanimet e ndërtuara përtej kufijve izraelitë të 1967-s, në tokën e pushtuar palestineze.

Në bazë të ligjit ndërkombëtar, këto vendbanime konsiderohen si të jashtëligjshme, por Izraeli nuk e ka pranuar këtë konstatim, duke ofruar argumenta të njëanshëm për të justifikuar veprimet e Tel Avivit zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA