Indi, “non grata” diplomati amerikan

10/01/2013 16:10

India kërkoi largimin e një prej zyrtarëve të lartë të Ambasadës Amerikane në Nju Delhit, në një shenjë reciprociteti ndaj largimit të një diplomateje indiane nga SHBA.

Devyany Khobragade u detyrua të linte misionin e saj në Uashington dhe të kthehej në shtëpi, pasi u shpall “non grata” për shkak të nisjes së një procesi penal në dëm të saj.

Ajo u arrestua në Nju Jork gjatë Dhjetorit, me dyshimin e falsifikimit të vizës dhe për ofrimin e një page të ulët, nën kufirin minimal të vendosur nga ligji, për shërbyesen e shtëpisë së saj.

India kërkoi një ndjesë zyrtare nga SHBA pasi diplomatja u prangos dhe iu nënshtrua një kontrolli trupor, pavarësisht imunitetit diplomatik me të cilin ishte e pajisur.

Sipas mediave amerikane, India nuk ka përcaktuar se cili është diplomati amerikan i shpallur i padëshiruar, por i ka kërkuar SHBA-së që të kthejë në shtëpi një përfaqësues me gradë të barazvlefshme me Khobragaden, e cila kryente në Uashington funksionin e zëvendëskonsulles së përgjithshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA