Greqia është shndërruar në vendin me papunësinë më të lartë në Europë, duke marrë vendin e parë nga Spanja, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e enjte.
Në muajin tetor 2012, papunësia në Greqi është rritur në nivelin e 26,8% të forcës aktive, duke regjistruar normën më të madhe ndonjëherë në ndonjë shtet anëtar, që prej themelimit të Bashkimit Europian.
Me ekonominë në recesion të thellë dhe qeverinë në procesin e imponimit të masave të reja shtrënguese, parashikohet që norma e papunësisë në fqinjin tonë jugor të vazhdojë të rritet dhe të kalojë brenda 2013-s kufirin e 30%.
Spanja kishte në muajin nëntor 2012 një normë papunësie prej 26,6%, lehtësisht më të ulët se ajo e Greqisë.
Deri më tani, Banka Qëndrore Europiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Europian i kanë akorduar Athinës zyrtare një kredi me vlerë 240 miliardë euro, nga e cila Greqia ka tërhequr deri tani dy të tretat e kësaj shume.
Top Channel