Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë
Pas dhjetëfishimit të rasteve të gripit në Boston krahasuar me një vit
më parë, kryetari i bashkise Tomas Menino shpalli gjendjen e emergjences
per shendetin publik, ndersa autoritetet ne mbare Shtetet e Bashkuara
perpiqen t`i vijne balle fluksit perhere e me shume ne rritje te
pacienteve.
Gripi i mberritur nje muaj perpara sezonit, eshte i tipit H3N2 dhe konsiderohet me i rende se viruset e zakonshme.
Ai shkakton probleme te medha shendetesore, sidomos tek te moshuarit. Per pasoje, spitalet ne mbare vendin jane detyruar te shtojne numrin e shtreterve e disa madje, kane qene te mbushur plot aq sa jane detyruar t’i kthejne mbrapsht disa nga personat qe kane kerkuar mjekim.
“Deri tani, numri i rasteve te konfirmuar ne boston me kete virus eshte 700, qe do te thote 10 here me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar. Duke nisur nga e shtuna, do te fillojme te ofrojme vaksina kunder gripit falas me shpresen se kjo do te ndihmoje te frenohet perhapja e semundjes”, thotë Menino.
Ajo qe i alarmon me shume ekspertet e shendetesise eshte natyra e semundjes. Gripi i sivjetshem duket shume me problematik se ai i viteve te kaluara. ‘Kam 12 vjet qe punoj ketu dhe mund te them se ky eshte sezoni me i keq i gripit qe me kane zene syte’, thote doktor David Zich i ‘Chikago Memorial Hospital’. Edhe pse varion nga viti ne vit, sezoni tipik i gripit ne Shtetet e Bashkuara, nis ne muajin dhjetor, arrin kulmin ne janar ose shkurt dhe fashitet diku nga fundi i marsit.
Top Channel