Mijëra greke të pastrehë janë përballur në këto dy dite pas reshjeve të
borës që kanë rënë edhe në Athinë, me temperaturat e ulta nën zero dhe
të ftohtin e acartë.

Jane me shume se 20000 persona te pastrehe vetem ne kryeqytetin grek qe jetojne me ndihmat ushqimore te bashkise, kishes apo organizatave humanitare, shumica e tyre qytetare qe kane humbur punen dhe nuk kane mundur te shlyejne detyrimet financiare perkundrejt bankave ne keto kater vite qe vendi ndodhet ne krize te thelle ekonomike.

Numri i tyre sa vjen e shtohet pasi edhe papunesia ka arritur sipas statistikave te fundit te Eurostat ne mbi 26%, ndersa numri i personave qe kercenohen direkt nga varferia ka shkuar ne 3.4 milionë ose e thene ndryshe nje e treta e popullsise vendase.

“Jane njerez qe kane humbur shtepite e tyre, pasurite,njerez te zakonshem qe tani nuk kane asgje”, thotë një grek i papunë.

Qendra e Ndihmës se Bashkisë së Athinës ka shperndare batanije dhe ushqime per kete mase te madhe te njerezve ne nevoje dhe ka hapur te pakten tre strehimore të përkohshme për të pastrehët.

“Do te shperndajme mbulesa,batanije,sanduice,rrush te thate, kryesisht ushqime tek ata qe nuk duan te shkojne tek strehimoret”, tha Giannis Apostolou, Qendra e Ndihmes per te Pastrehet ne Athine .

Numri i te pastreheve do te ishte akoma me i madh ne se Greqia nuk do te ishte ende nje vend ku lidhjet familjare jane ende te forta. Por rrethi vicioz ku ka hyre ekonomia e saj qe eshte tkurrur vitin e kaluar me mbi 5.5% dhe do te vazhdoje te jete perseri ne recension ne 2013 per te gjashtin vit rrjesht krijon pesimizem tek shumica e qytetareve.

Greqia ka marre nje pjese te madhe te ndihmes shumemiliardeshe nga FMN-së dhe BE-së, si kusht per te kryer reforma ekonomike, por masat e dhimbshme anti-krize kane gjunjezuar vetem shtresen e varfer dhe te mesme te popullsise, ne kontrast me kasten e politikaneve dhe te biznesmeneve, te cilet jo vetem qe nuk jane prekur nga kriza, por edhe kane perfituar prej saj.

Top Channel