Fillimi i shkurtit është afati i fundit, deri kur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të presë përgjigjen nga Partia Demokratike e Kosovës, në lidhje me një marrëveshje të mundshme për bashkëqeverisje.

AAK, deri më tani, e ka kushtëzuar hyrjen në koalicion me PDK-në, vetëm në rast se qeveria do të drejtohej nga lideri i saj, Ramush Haradinaj, në të kundërt kjo parti do ta vazhdojë rrugën e saj si subjekt opozitar.

“Këtë e dimë. Fillimi i shkurtit është një afat, i cili është pothuajse i rënë dakord, që duhet të ketë përgjigje të sakta se çfarë do të ndodhin më tutje. Jo vetëm për shkak të Aleancës, jo vetëm për shkak të qëndrimit të saj, por kjo sepse reflekton përfundimisht me gjendjen në Kosovë. Nuk mund të zgjasin tema të tilla për një kohë të pacaktuar, gjithkush duhet të dijë se ku qëndron. Axhendat e shtetit janë të vështira, janë të rënda dhe nuk mundemi t’i mbajmë ato në këtë mënyrë”, tha Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së.

Por, posti i kryeministrit duket se është i panegociueshëm për Partinë Demokratike të Kosovës, që drejtohet nga kryeministri aktual, Hashim Thaçi.

Vetë lideri i PDK-së ka deklaruar ditë më parë, se posti i kryeministrit nuk do të diskutohet me askënd për koalicionet e ardhshme, duke aluduar në kërkesën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që ai ta marrë postin e kreut të qeverisë, për të hyrë në koalicion me PDK-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA