Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri një thirrje rebelëve kurdë që të tërhiqen nga territori i vendit dhe të çarmatosen ose në rast të kundërt do të përballen me luftën e “pamëshirshme” të Ankarasë Zyrtare.
Deklarata e Erdogan erdhi ndërsa autoritetet po negociojnë nga burgu me liderin kurd, Abdullah Oçalan, që të bindë kryengritësit që të tërhiqen dhe t’i japin fund konfliktit të përgjakshëm që i ka marrë jetën dhjetëra mijëra personave që prej vitit 1984.
Ocalan, ndonëse i burgosur, vazhdon të ketë një ndikim të rëndësishëm mbi Partinë Popullore të Kurdistanit, organizatës seperatiste që ai vetë krijoi dhe që konsiderohet si një grupim terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian.
Aktualisht, nuk dihet se çfarë propozimi i ka adresuar liderit të kurdëve Ankaraja zyrtare, por sipas “Associated Press”, Turqia është e gatshme të pranojë një aministi të gjerë për rebelët, nëse ata pranojnë të nënshkruajnë një armëpushim, të çarmatosen dhe shpërndahen.
Top Channel