Siri, lirohen 48 pengjet iraniane

09/01/2013 18:05

48 shtetas iranianë, të mbajtur peng nga kryengritësit në Siri që prej muajit gusht, u liruan në shkëmbim të lirimit të 2 130 të burgosurve, të mbajtur në qendra të ndryshme izolimi në Siri.

Ishte një agjensi humanitare turke, e cila kishte shërbyer më parë si ndërmjetëse, ajo që konfirmoi lajmin ditën e mërkurë.

Rebelët pretendonin se iranianët, të gjithë meshkuj, asistonin ushtrinë e rregullt siriane, por Teherani këmbënguli se ata ishin pelegrinë shiitë.

Nga ana e tij, ndërmjetësi i OKB-së për konfliktin në Siri, Lakhdar Brahimi, e konsideroi fjalimin e fundit të presidentit al-Assad si një “shans të humbur” për zgjidhjen e krizës në Siri.

Brahimi tha për “BBC”, se tentativat e tij të shumta për organizimin e një takimi mes palëve ndërluftuese në Siri u minuan seriozisht nga deklarata e Assad, i cili i konsideroi kryengritësit si terroristë dhe i bëri thirrje popullit që të ngrihet në luftë kundër tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA