Një prej drejtuesve më të lartë të policisë pakistaneze gjeti vdekjen në një atentat që talebanët ndërmorën ndaj tij në qytetin e Karachit.
Vrasja e zyrtarit u realizua nëpërmjet një autobombe, që shpërtheu të enjten pranë automjetit me të cilën Chaudhry Aslam Khan ishte duke lëvizur.
Khan drejtonte njësinë anti-terror të qytetit më të populluar të Pakistanit dhe për shkak të detyrës së tij, ishte shndërruar në një prej emrave kryesore në “listën e zezë” të Al-Kaedës.
Në atentat mbetën të vrarë edhe dy policë të tjerë që e shoqëronin.
Pas atentatit, talebanët pakistanezë morën përsipër përgjegjësinë e ngjarjes.
Një zëdhënës tha se “Khan ishte dënuar me vdekje, pasi ai kishte vrarë, plagosur ose torturuar vëllezërit talebanë”.
Pakistani, i vetmi vend arab i pajisur me armë bërthamore, është duke u përballur me trazira serioze sociale, për shkak të aktivizimit gjithmonë edhe më të madh të celulave ekstremiste fetare në vend.
Top Channel