Megjithese për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh
Rasmussen, kriza e euros ka qene nje kokëcarje e madhe per Aleancen
Euroatlantike, pasi shpenzimet ushtarake te anetareve te saj jane
reduktuar me 15% ose me 56 miliardë euro prej vitit 2009, ka pasur dy
vende qe i kane kushtuar nje pjese te mire te buxheteve,blerjeve te
armatimeve.

Nje prej tyre, pas SHBA, eshte Greqia, pavaresisht krizes qe po kalon. Lajmin e publikon e perditshmja amerikane “New York Times”, sipas te ciles eshte habi e madhe per kete vend i cili po kalon krize te thelle dhe ekonomia e tij eshte tkurrur ne vitet e fundit me 25%.

Ndersa Athina zyrtare ka marre masa te dhimshme per greket duke reduktuar ne menyre drastike pagat,pensionet,kujdesin shendetsor, transportin dhe arsimin,shpenzimet per mbrojtjen nga 3,1% ne vitin 2008 jane ulur sot ne vetem 2,1% te PBB ,duke rruajtur perseri nje nivel teper te larte ne kete periudhë krize.
 
Nga 10 miliardë euro qe ishte buxheti per armatimet ne gushtin e kaluar jane kursyer vetem 516 milionë euro. 73% e buxhetit ushtarak te Greqise shkon vetem për koston e personelit ushtarak dhe civil qe përbën 2.7 % të totalit te fuqise punetore, shifra keto nga me te lartat per vendet anetare te NATO-s.

Greqia megjithese ne krize, nuk kursen per blerjet e pajisjeve ushtarake dhe nuk redukton personelin e ushtrise qe numeron 136.000 vete, prej të cilëve 90.000 ushtarë-komenton gazeta.Megjithese greket kane protestuar shpesh kundër masave shtrënguese, ende nuk kane kërkuar reduktim shpenzimesh per forcat e armatosura qe sipas analisteve shpjegohet me friken e nje konflikti te mundeshem me Turqine fqinje,megjithe permiresimin e ndjeshem ne marredheniet e tyre.

Sipas analisteve te Institutit Ndërkombëtar te Stokholmit për Hulumtime të Paqes, SIPRI nje shkak tjeter qe Athina nuk zvogelon ushtrine eshte se ne se mbyll disa nga 500 bazat ushtarake dhe 17 qendrat e trajnimit, kjo do te conte dhjetëra mijëra ushtarë, tek armata e te papuneve, me e madhja nga perqindja ne Eurozone,duke shtuar keshtu një komponent tjeter të rrezikshem për trazira sociale ne vend.

Top Channel