Gjyqi për përdhunuesit

09/01/2013 00:00

Tre nga pesë personat, e akuzuar për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e vajzës 23-vjeçare në Delhi, do të deklarohen “jo fajtorë”.

Avokati i tyre, Manohar Lal Sharma, i tha BBC-së se tre klientët e tij duhet të kenë një gjyq të ndershëm. Nuk është ende e qartë se si do të veprojnë dy të dyshuarit e tjerë, apo se kush do t’i përfaqësojë ata.

Akuzat kundër pesë personave u bënë publike të hënën. Seanca tjetër dëgjimore do të zhvillohet të enjten.

Nëse shpallen fajtorë, të dyshuarit do të dënohen me vdekje. Prokurorët thanë se ata kanë prova të mjaftueshme mjeko-ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB