Gjobitet Italia për kushtet në burgun e Busto Arsizios

09/01/2013 00:00

Gati 100 mijë euro dëmshpërblim për shtatë të burgosurit që kanë
paraqitur ankesë për kushtet në burgun e Busto Arsizio në veri të
vendit.

Eshte ky denimi i dhene nga Gjykata Europiane e Strasburgut për të Drejtat e Njeriut e cila ndeshkon keshtu shtetin italian per trajtimin e keq te personave qe vuajne denimin ne burg.Ne vendimin e dhene diten e marte Italia vihet serish ne qender te kritikave europiane per shkak te mbipopullimit kronik te burgjeve dhe problemeve qe sjell me vete ky fenomen.

Ankimi i shtate te denuarve, njeri prej te cileve shqiptar, mbeshtetej pikerisht ne mungesen e hapsires; ne nje qeli prej 9 metrash katrore jetonin tre persona ne kushte te veshtira, pa uje te ngrohte dhe pa ndiçim te pershtatshem. Ne burgun e marre ne shqyrtim nga gjykata europiane ndodhen te mbyllur 399 persona, kundrejt nje kapaciteti prej 170 vendesh.

Ne baze te shifrave te zyrtare gjithsej burgjet italiane kane nje kapacitet prej 47 mije vendesh dhe aktualisht ne to ndodhen 65 mije persona, rreth 25 mije ne pritje te gjykimit. I menjehershem mberriti reagimi i Ministres se Drejtesise dhe i Presidentit te Republikes i cili deklaroi se “vendimi i Strasburgut eshte nje konfirmim i paaftesise se shtetit italian per t’i garantuar te drejtat me elementare personave qe vuajne denimin dhe perben nje thirrje te forte per te nderruar drejtim,gje qe duhet te jete ne programin e parlamentit te ardhshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB