Franca do të ekstradojë disidentin kazak

09/01/2013 15:55

Një gjykatë franceze vendosi se një manjat disident kazak, Mukhtar Ablyazov, duhet të ekstradohet në Rusi ose Ukrainë, për t’u përballur me akuzat e mashtrimit financiar.

Ablyazov dyshohet se përvetësoi miliarda dollarë nga banka kazake “BTA Bank”, e cila operon gjithashtu në Rusi dhe ish-Republika të tjera Sovjetike.

Sipas vendimit të gjykatës franceze, përparësi do t’i jepet kërkesës ruse për ekstradim.

Ai u arrestua në muajin Korrik në Francë, në bazë të një mandat arresti ndërkombëtar.

Mukhtar mohon akuzat dhe pretendon se gruaja dhe fëmijët e tij do të jenë të rrezikuar nëse do të rikthehen në Kazakistan.

“BTA” përshëndeti vendimin e drejtësisë franceze, duke thënë se tashmë shpreson që drejtësia të jetë në gjendje t’i rikthejë edhe miliardat e shpërdoruara prej manjatit.

Ablyazov është një ish-ministër i Energjisë dhe Tregëtisë në Kazakistan. Ai u largua nga vendlindja në vitin 2009, pasi u kundërshtoi publikisht regjimin autoritar të presidentit Nursultan Nazarbayev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA