Afganistani, nga 2014 ndoshta pa trupa amerikane

09/01/2013 05:05

Administrata Obama po konsideron mundësinë e tërheqjes së të gjithë trupave ushtarake nga Afganistani, pas përfundimit zyrtar të misionit të NATO-s në fund të vitit 2014, bënë të ditur zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë.

Komentet e Ben Rhodes, zëvendës këshilltari për sigurinë kombëtare, vijnë pasi Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë kanë diskutuar mbi numrin e ushtarëve, që mund të lihen në Afganistan pas 2014-s, për të luftuar rebelët dhe për të trajnuar forcat e sigurisë afgane.

Presidenti afgan Hamid Karzai dhe presidenti Obama do të takohen në Ëashington ditën e premte.

Rhodes tha se administrata po konsideron disa opsione, teksa një skenar është tërheqja e të gjithë trupave nga Afganistani. Deri më tani, sipas zyrtarëve të mbrojtjes, ka patur opsione mes 6000 dhe 15000 trupa që duhet të qëndrojnë në Afganistan, bazuar në vlerësimin e komandantit më të lartë të SHBA-ve atje, gjeneralit John Allen.

“Kemi një objektiv për të siguruar se nuk do të ketë asnjë strehë të sigurt për al-Qaeda-n në Afganistan, si dhe të sigurojmë se qeveria afgane të ketë një forcë sigurie të mjaftueshme, sërish të aftë për të siguruar stabilitetin e qeverisë dhe për të mos strehuar më rebelë”, tha Rhodes.

“Kjo është arsyeja pse ne po shikojmë disa opsione në lidhje me numrin e ushtarëve që mund të qëndrojnë atje, apo t’i tërheqim të gjithë”, vazhdoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA