Imazhe të pabesueshme nga moti i keq në Dubai dhe Abu Dhabi/ Rrugë të përmbytura dhe makina nën ujë, probleme me transportin dhe infrastrukturën Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se presidenti sirian, Bashar Al Asad ka humbur legjitimitetin. Zedhenësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland përsëriti thirrjen për dorëheqjen e tij duke thënë se Asad nga njëra anë propozon dialog kombëtar, po nga ana tjeter po nxit tensionet sektare duke vrarë popullin e tij.
Sipas Uashingtonit, plani i presidentit sirian për një konference të pajtimit kombetar tregon se ai është shkëputur nga realiteti dhe po përpiqet të mbajë pushtetin.
Të marten në Damask, qeveria siriane diskutoi mënyrat e zbatimit të nismës për dialog kombëtar që u propozua nga Bashar Al Asad, që do të sillte fundin e krizës në vend.
Të hënën, “Nju Jork Times” raportoi se shërbimet sekrete izraelite kanë zbuluar se trupat siriane po përziejnë lëndë kimike, madje edhe gaz nervin, për mbushjen e dhjetëra bombave prej 225 kg, të cilat mund të ngarkohen në avionë.
Nga ana tjetër, situata humanitare në Siri po përkeqësohet me kalimin e ditëve. Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se një milionë sirianë po shndërrohen në të uritur dhe të pashpresë si pasojë e konfliktit 22-mujor.
Programi Botëror i Ushqimit tha se është gati të ndihmojë 1.5 milionë sirianë, por luftimet dhe pamundësia për të përdorur Portin e Tartusit për shpërndarjen e ushqimeve, do të thotë se shumë njerëz nuk po marrin ndihmë.
UNHCR raportoi se numri i refugjatëve që braktisën vendin muajin e kaluar si pasojë e konfliktit ishte thuajse 100 mijë. Ndërsa në total deri më 6 janar, janë 597.240 mijë refugjatë dhe individë që presin të regjistrohen.
Prej nisjes së konfliktit në mars të vitit 2011, sic vlerëson OKB, numërohen mbi 60 mijë të vrarë në Siri.
Top Channel