Sërish incidente mes Pakistanit dhe Indisë

08/01/2013 00:00

Situata në zonët kufitare të diskutuar mes Indisë dhe Pakistanit vazhdon të mbetet e tensionuar. 2 ushtarë indianë gjetën vdekjen në zonën e kontrolluar nga Nju Delhi në Kashmir.

Lajmi njoftohet nga autoritetet ushtarake indiane. Një zëdhënës ushtarak tha se një patrullë u sulmua “pabesisht” nga një grup ushtarësh pakistanezë në atë që quhet “vija e kontrollit”. Nju Delhi e cilëson këtë akt si një provokim të rëndë dhe për këtë deklaron se do të përgjigjet ashpër ndaj cdo provokimi tjetër.

Vrasja e dy ushtarëve indianë mbërrin dy ditë pas vrasjes së një ushtari pakistanez, po në atë që quhet “vija e kontrollit”, vija që ndan Kashmirin e administruar nga India me Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Dy vendet e mëdha aziatike që zotërojnë edhe arsenal bërthamor, ndodhen në gjendje lufte me njëri-tjetrin që prej 60 vitesh, kur edhe shpërtheu ai që quhet konflikti 13-ditor po për rajonin e Kashmirit.

Rritja e ndjeshme e tensioneve tremb ndërkombëtarët se dy vendet do të braktisin tryezën e bisedimeve në procesin e gjatë e të lodhshëm të paqes që rifilloi në shkurt të vitit të kaluar pas tërheqjes së njëanëshme të Indisë në 2008 ku akuzonte Pakistanin si organizator i sulmeve në Mumbai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB