Imazhe të pabesueshme nga moti i keq në Dubai dhe Abu Dhabi/ Rrugë të përmbytura dhe makina nën ujë, probleme me transportin dhe infrastrukturën Qeveria venezueljane u bëri thirrje përkrahësve të presidentit Hugo
Chavez të dalin në rrugë ditën e përurimit të tij për një show masiv
mbështetje për presidentin e sëmurë te vendit.
Sipas kryetares se Asamblesë Kombëtare, Diosdado Cabello, një sërë kryetaresh te shteteve te tjera do të marrin pjesë në mitingun e së enjtes. Chavez siguroi nje tjeter mandat gjate zgjedhjeve presidenciale te tetorit, por nuk eshte shfaqur me ne publik prej nje muaji, apo me sakte qe nga momentit kur iu nenshtrua nje tjeter nderhyrjeje kirurgjikale kunder kancerit ne Kube.
Nuk dihet me siguri sa do te jete ai ne gjendje te marre pjese ne ceremonine e betimit. Opozita kembengul se shtyrja e ceremonise do te perbente shkelje te kushtetutes dhe nese 58-vjecari nuk do te jete i pranishem ne event, sipas saj, brenda 30 ditesh duhet te mbahen zgjedhje te reja. Aleatët e Chavezit nga ana tjeter kembengulin se presidenti mund ta bëjë betimin më vonë në Gjykatën e Lartë. kreret e Kishës Katolike në Venezuelë deklaruan nje dite me pare se stabiliteti i vendit është në rrezik për shkak të krizës dhe thanë se shkelja e kushtetutes do te ishte “moralisht e papranueshme”.
Top Channel