Kanada, treni me karburant del nga shinat

08/01/2013 20:00

Një tren i mbushur me naftë të papërpunuar doli nga shinat, duke shkaktuar një zjarr të gjerë në krahinën e Nju Brunsvikut, në Kanada, informuan të mërkurën mediat ndërkombëtare.

Më shumë se 100 rezidentë të komunitetit të Plaster Rockut, ku u verifikua aksidenti, u shpërngulën nga banesat e tyre për arsye sigurie.

Pasi lokomotiva doli nga shinat, mori me vete edhe 15 vagonë të mbushur me solar.

Arsyet e këtij incidenti janë vendosur nën hetim, ndërsa zjarri nuk ishte vendosur ende nën kontroll deri në orët e pasdites.

Pas aksidentit, makinistët ishin në gjendje të largoheshin pa probleme nga vendngjarja.

Një tren mallrash doli nga shinat në Korrik në Quebec, incident që i kushtoi jetën 47 kanadezëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA