Hillary Clinton u kthye në punë

08/01/2013 01:35

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u kthye në punë, pasi u kurua nga një mpiksje gjaku në kokë, që e detyroi të kalonte tri netë në spital.

Në këtë fotografi shihet Clinton, gjatë një takimi me ndihmës-sekretarët e saj. Të enjten është parashikuar të takohet me presidentin afgan, Hamid Karzai, në Washington.

Klinton doli nga spitali javën e kaluar, pas një muaji të vështirë me probleme shëndetësore. Ishte një virus në stomak dhe dehidratimi, që shkaktoi gjendjen e të fiktit dhe rrëzimin e saj në shtëpi.

Pas goditjes, në kokë u formua dhe trombi i gjakut, për të cilin u kurua disa ditë në spital. Edhe gjatë kohës që ajo nuk punoi, mbajti kontakte me pjesëtarët e stafit të saj apo zyrtarë të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA