Një gjykatë në Paris burgosi nëntë persona për financimin e një grupi militant uzbek, i cili kishte lidhje të ngushta me Al-Kaedën dhe akuzohet për një seri sulmesh me bombë.
Një shtetas turko-holandez, Irfan Demirtas, lideri i këtij operacioni, u dënua me tetë vjet heqje lirie, ndërsa anëtarët e tjerë të rrjetit me tre vjet.
Duke punuar në Francën lindore, anëtarët e këtij rrjeti arritën të grumbullonin 300 mijë euro, të dërguar më pas për të financuar rrjete terroriste në Pakistan dhe Afganistan.
Grupimi u zbulua pas hetimeve të përbashkëta të autoriteteve franceze, gjermane dhe atyre holandeze.
Avokatët mbrojtës të të akuzuarve u përpoqën të mbronin klientët e tyre, duke u përpjekur që të bënin të besohej se paratë shkonin për qëllime humanitare, por provat kundër nëntë të dyshuarve ishin të pakontenstueshme.
Top Channel