Denim me gjobë deri në 700 euro dhe deportim nga Kosova ose 40 ditë burgim.  Këto janë denimet maksimale që mund të marrin nëntë pjestarët e mbrojtjes civile të Serbisë të cilët u zunë duke vepruar ilegalisht në territoirn e Kosovës dhe më pas u arrestuan nga policia.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit Liridona Kozmaqi tha se prokuroria e ka cuar rastin në  departamentin e kundërvajtjes duke i liruar kështu tërësisht nga përgjegjësia penale.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi tha nëpërmjet telefonit se nëntë serbet e arrestuar ngarkohen për veprën e kundërvajtjes mos zbatimi i urdhrit të ligjshëm, cka do të thotë se ata nuk kanë zbatuar urdhërat e personave zyrtarë të Republikës së Kosovës.

Sipas tij bazuar ne nenin 16 te Ligjit mbi Rendin dhe Qetësinë Publike parashihet që nëntë serbët të denohen me 40 ditë burgim ose 700 euro gjobë. Bëhet e ditur se serbët e arrestuar janë shtetas të Serbisë ndonëse burimet policore thonë që ata u identifikuan edhe me dokumente të UNMIK-ut.

Policia e Kosovës zyrtarisht nuk publikoi identitetin e nëntë të arrestuarve e as inicialet e tyre sic ndodh në të shumtën e rasteve. Po kështu zyrtarisht nuk bëhet e ditur nëse të arrestuarit janë edhe shtetas të Kosovës.

Nëntë pjesëtarët e mbrojtjes civile u arrestuan të hënën nga Policia e Kosovës në Graçanicë. Ata po udhëhiqnin një mision sigurie paralel me Policinë e Kosovës në sigurimin e përfaqësuesit të Serbisë Aleksandër Vulin, i ndodhur në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Sidoqoftë kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtja civile, një organizatë sigurie e Serbisë shihet duke vepruar në territorin e kosovës. Para pak muajsh Mbrojtja Civile doli hapur në veriun e Mitrovicës por ndryshe nga Gracanica në pjesën veriore veri pjestarët e saj konsiderohen të paprekshem nga policia.

Arrestimet, reagon Serbia
“Ky është demostrim i forcës pa respektuar ligjet, kërkojmë lirimin e tyre”

Qeveria e Serbisë ka siguruar mbështetje juridike për arrestimin e nëntë serbëve, pas liturgjisë në manastirin e Gracanicës në Kosovë.

Zyrtarët serbë kanë reaguar ashpër, duke e quajtur këtë si një demostrim të forcës dhe udhëheqjes pa respektuar ligjet. Aleksandar Vulin, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, i cili ka qenë në Kosovë, ka theksuar se Serbia do t’u ofrojë mbështetje atyre, pasi duhet parë se cilat janë vendimet politike të Prishtinës për lirimin e tyre, për shkak se siç ka thënë, këtu nuk mund të ketë vendime ligjore.

“Institucionet në Prishtinë duket se nuk kanë për çfarë të akuzojnë serbët dhe lëvizin nga prishja e rendit e qetësisë dhe deri te shkelja e rendit kushtetues”, ka thënë Vulin.

Arrestimet i ka kritikuar edhe qeveria. “Ftojmë përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, që të lirojnë të gjithë të arrestuarit dhe të parandalojnë provokimet e pjesës ekstreme të institucioneve të përkohshme kosovare, të cilët kanë për qëllim frikësimin e serbëve dhe ndalimin e dialogut, për një zgjidhje paqësore për krahinën”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA