Një 88-vjeçar është vendosur nën gjykim, si pjesëmarrës i dyshuar në një prej krimeve më të shëmtuara të Luftës së Dytë Botërore.
Akuzat e ngritura ndaj të moshuarit lidhen me masakrën e kryer nga trupat “SS” të Gjermanisë Naziste, në fshatin francez të Oradour-sur-Glane, ku në vitin 1944 u ekzekutuan të gjithë 642 banorët e komunitetit, pavarësisht moshës apo gjinisë.
I identifikuar si Werner C., i dyshuari besohet se ishte pjesë i trupave që kryen këtë masakër dhe se ka vrarë personalisht 25 civilë, e bashkëpunuar në ekzekutimin e qindra të tjerëve.
Në lidhje me këtë masakër, rreth 60 ish-efektivë “SS” u gjykuan në vitet 1950, 20 prej të cilëve u dënuan, por u liruan brenda pak kohësh.
Megjithatë, emri i të pandehurit figuron qartazi në disa dokumenta të zbuluar rishtazi, të cilat kanë përfunduar në duart e Prokurorisë së Dortmundit.
Oradour-sur-Glane është shndërruar sot në një vend ku mund të dëshmohen tmerret e regjimit hitlerian, pasi në përfundim të luftës, gjenerale Charles des Gaulles urdhëroi që fshati të mos rindërtohej dhe të mbetej i paprekur në gjendjen që ishte, si një dëshmi e gjallë për brezat e krimeve të Luftës së Dytë Botërore.
Top Channel