Një ndalim i shitjes së armëve të zjarrit në Chicago u rrëzua nga Gjykata e Lartë Amerikane, me argumentin se ishte një vendim antikushtetues, u bë e ditur gjatë së martës.
Pas një serie ngjarjesh të rënda me protagonistë njerëz në depresion apo me probleme mendore në disa prej qyteteve më të mëdha amerikane, të lehtësuara nga aksesi i lehtë ndaj armëve automatike, autoritetet lokale të Chigakos kishin vendosur ndalimin e shitjes në mënyrë të njëanshme, nëpërmjet një moratoriumi me fuqi lokale.
Megjithatë, gjykatësi Edmond Chang i dha të drejtë ankesës së Shoqatës së Prodhuesve të Armëve, të cilët paraqitën pranë Gjykatës së Lartë një ankimim.
Në Kushtetutën e SHBA-ve, e drejta për të mbajtur armë është një e drejtë e sanksionuar qartë për të gjithë qytetarët, ndaj ligji vendor u shfuqizua menjëherë.
Kjo do të thotë se të gjithë banorët e kryeqytetit të Ilinoisit, do të kenë mundësinë që të blejnë armë në përputhje me ligjet në fuqi, pavarësisht se qyteti është në krye të listës së vendeve më të dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel