Në vitin 2012 mbi 2 mijë persona janë vrarë në qytetin e Karaçit, në Pakistan, jo për shkak të terrorizmit por krimit të organizuar.
Gjatë vitit që lamë pas, njoftojnë ekspertët e huaj që punojnë atje, metropoli i madh i Pakistanit është përgjakur nga prita dhe përleshje mes bandave të stilit mafioz.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për vitin me më shumë viktima në qytetin e madh pakistanez me 18 milionë banorë.
Ekspertët deklarojnë se qyteti është kthyer në një zonë tranziti, ku përveç grupeve fonamentaliste veprojnë edhe organizata kriminale të lidhura me qeverinë.
Ata nënvizojnë se është normale që në një vend apo rajon që ndodhet në tranzicion krimi i organizuar të lulëzojë, për shkak të korrupsionit dhe pafuqisë së shtetit.
E njëjta gjë ndodhi edhe në Ballkan, në Shqipëri kur ra regjimi komunist 50-vjeçar dhe në vendet e ish-Jugosllavisë pas shpërbërjes së saj.
Top Channel