
Muaji dhjetor gjatë të cilit qytetarët shpenzojnë më shumë për shkak të
festave të fundvitit ka shënuar rritje të çmimeve të mallrave të
konsumit.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, kjo rritje është 0.9 përqind krahasuar me një muaj më parë ndërsa ndryshimi vjetor i indeksit për dhjetorin është 2.4 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.7 përqind.
Sipas INSTAT, ushqimet dhe pijet jo alkoolike shënuan një rritje prej 2.4 përqind krahasuar me një muaj më parë. Rritjen më të madhe prej 20.4 për qind e shënuan perimet ndërsa cmimet e frutave shënuan një rritje prej 0.3 përqind.
Çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupe të tjera si produktet e bulmetit, kafeja etj. Ndërsa pijet alkoolike dhe duhani shënuan një rritje prej 0.3 përqind. Brenda këtij grupi çmimet e pijeve alkoolike shënuan një rritje prej 0.5 përqind dhe çmimi i duhanit një rritje prej 0.2 përqind.
Top Channel