Gillard: Ndihmë për personat në nevojë

07/01/2013 00:00

Kryeministrja australiane Julia Gillard eshte duke vizituar rajonet e
Tasmanise se të goditura nga zjarre të fuqishme pyjore, ndërsa
paralajmërimet për mot të thatë e të nxehtë prekin edhe pjesë të tjera
të vendit.

Zjarret qe shperthyen te enjten ne bregun jugor te ishullit nuk kane shkaktuar viktima ne njerez. Por me shume se 100 banesa jane shkaterruar krejtesisht dhe komunitete te tera mbeten te izoluara prej flakeve.

Gillard premtoi ndihme per te gjithe personat ne nevoje.’Vizita ime ketu sot,- tha Kryeministrja – ka nje qellim te qarte e ai eshte t’i tregojme banoreve te ketij rajoni se i gjithe kombi eshte perkrah tyre ne kete moment te veshtire. Per njerezit qe kane nevoje urgjente per ndihme do te kete nje pagese emergjence, e njekohesisht do te nise puna per vleresimin e demeve ne menyre qe te filloje sa me pare rindertimi”.

Temperaturat ne zona do te vazhdojne te mbeten te larta, çka shton rrezikun e zjarreve e njerezit jane njoftuar te tregohen vigjilente. Pavaresisht se deri tani nuk ka pasur raporte per viktima, nje sere njerezish konsiderohen te zhdukur. Tre prej vatrave te medha te zjarrit nuk jane vene ende nen kontroll.Policia dedeklaroi se ne asnjerin rast nuk behet fjale per zjarrvenie te qellimshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB