Franca gjobit Shein me 10,000 euro, i kërkon të verifikojë moshën e klientëve Ligjvënësit amerikanë përgatiten për një tjetër luftë politike dhe fokusi këtë herë janë shqetësimet e buxhetit.
Lideri i pakices republikane ne senat, Mitch McConnell paralajmeroi te djelen se partia e tij nuk do te pranoje me rritje taksash. Ceshtja e taksave per ne eshte e mbyllur, tha ai gjate nje interviste televizive. Presidenti Barak Obama dhe ligjvenesit duhet te perqendrohen tani tek shkurtimi i shpenzimeve, shtoi Mcconnell, sepse Washingtoni e ka semundje te harxhoje para e ky eshte problemi me i madh i ketij kombi.
Ndryshe mendon kryetarja e pakices demokrate ne Dhomen e Perfaqesueve, Nancy Pelosi.Sipas saj, ceshtja e taksave vazhdon te mbetet ne tryeze, ndersa kongresmenet duhet t’i japin fund zbutjes se taksave per industri te caktuara dhe grupe interesi qe kane fitime te kenaqshme e nuk u nevojitet reduktime te tilla.
Nese kufiri i borxhit nuk rritet, thote Zeri i Amerikes, atehere qeveria federale mund te mos ketë fonde muajt e ardhshëm dhe kjo mund të trondisë besimin ndërkombëtar në kredinë e Shteteve të Bashkuara.Ashtu si në vitin 2011, shumë republikanë sot kërkojë një dollar shkurtime shpenzimesh për çdo dollar në ngritjen e kufirit të borxhit. Por ndryshe nga dy vjet më parë, Presidenti Barak Obama ka deklaruar se nuk do të bëjë lëshime lidhur me kufirin e borxhit, e ky qendrim nuk i pengon republikanët të vënë në jetë kërcënimin e tyre, qe do t’i sillte dëme të mëdha ekonomisë amerikane dhe asaj botërore.
Top Channel