Franca gjobit Shein me 10,000 euro, i kërkon të verifikojë moshën e klientëve Masakra e Newtown-it rindezi debatet e vjetra të kontrollit të armëve në
Shtetet e Bashkuara. Por episodi i rëndë në shkollën fillore “Sandy
Hook” jo vetem nuk e ka fashitur kërkesën për armë, por perkundrazi,
statistikat e muajit dhjetor tregojne se numri i amerikaneve qe duan nje
arme ne shtepi, apo edhe dy, eshte rritur akoma me shume.
Mediat vendase konstatojne me shqetesim se kerkesat jane ne nivel rekord. Muajin e kaluar, FBI-ja regjistroi gati 2,8 milionë të ashtuquajtur ‘background checks’, rreth 50 për qind më shumë sesa dhjetorin e 2011-s. Kjo shifer eshte me e larta e shenuar ndonjehere.
Ne fakt, nje verifikim i kujdesshem i te dhenave tregon se behet fjale per nje tendence ne rritje prej te pakten nje dekade. Dhjetori nga ana tjeter shihet tradicionalisht si muaji me xhiron më të madhe për shitje armësh. Nga sulmi mbi shkollen fillore në Connecticut humben jeten 26 vete, 20 prej te cileve femije.
Ekspertet mendojne se deri diku rritja e shitjes se armeve pas tragjedise, ishte e pritshme. Sipas tyre fenomeni mund te konsiderohet edhe nje formë proteste politike e zoteruesve te armeve te zjarrit ndaj zgjedhjes së Obamës në 2008-n dhe rizgjedhjes së tij në vjeshtë, e nxitur pikerisht nga frika se Presidenti mund te kembengule, siç ka premtuar, ne ashpersimin e ligjeve te armembajtjes.
Top Channel