Një “Airbus A380” i “Singapore Airlines” realizoi një ulje të detyruar në Azerbajxhan, pas humbjes së presionit të ajrit në kabinë.
Avioni i nisur nga Londra me destinacion Singaporin kishte në bord 467 udhëtarë dhe 27 anëtarë të ekuipazhit.
Si rrjedhojë e humbjes së hermetizmit në brendësinë e avionit më të madh civil të prodhuar ndonjëherë, ranë automatikisht maskat e ajrit, ndërsa pilotët u ulën në aeroportin ndërkombëtar të Bakut.
Asnjë prej të pranishmëve në avion nuk pësoi dëmtime.
Incidenti i ndodhur ndërsa gjiganti i prodhuar nga “Airbus” ishte duke fluturuar në 38 mijë këmbë lartësi nga toka (11,6 kilometra) është aktualisht nën hetim.
Gjatë ditës, një tjetër avion i nisur nga “Singapore Airlines” do të çojë udhëtarët e mbetur në Baku në destinacion.
Top Channel