
Bashkimi Evropian bëri thirrje për vetëpërmbajtje në Maqedoni, pas një
jave protestash në gjithë vendin ku kërkohet dorëheqja e menjëherëshme e
kryeministrit Nikola Gruevski dhe zgjedhje të parakohshme.
Zëri i Amerikes citon zëdhënësin e shërbimit të jashtëm të BE-se Sebastien Brabant, te pohoje se blloku i ka ndjekur me shqetesim përplasjet e motivuara politikisht të dy ditëve të fundit brenda dhe përreth parlamentit dhe u ben thirrje të gjitha palëve që të ndalin menjëherë veprimet agresive dhe provokuese.
Trazirat vazhduan ne pas protestave më të vogla në gjithë vendin provokuar nga një incident javën e kaluar, kur opozita u nxorr nga parlamenti pas një mosmarrëveshjeje dhe një sherri lidhur me buxhetin e vitit 2013.
Qeveria kishte propozuar një buxhet prej 3.2 miliardë dollarësh për vitin 2013, duke parashikuar një defiçit prej 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Parashikimi për rritjen ishte 2 për qind e këtij prodhimi. Por opozita e majtë e dënoi propozimin për buxhetin si të tepruar, në një kohë vështirësish financiare dhe kërkoi shkurtime që kapnin vlerën deri në rreth 260 milionë dollarë. Qeveria nuk pranoi dhe opozita paraqiti rreth 1 mijë amendamente për projektbuxhetin, para se të shpërthenin tensionet.
Top Channel