Krijohen sërish radhë të gjata të pritjeve në pikëkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se në Merdarë janë krijuar kolona të gjata si pasojë e fluksit të madh të bashkëatdhetarëve të cilët pas festës se Vitit të Ri po kthehen në shtetet ku jetojnë. Sipas tij, pritjet kanë filluar që mbrëmë dhe kryesisht autokolona qëndron në pritje 1 deri në 2 orë.

Kelani tha se Policia e Kosovës ka shtuar shiritat e qarkullimit me qëllim që të mundësojë qarkullim më të shpejtë. Këtë herë, Policia e Kosovës nuk e akuzon palën serbe pasi sipas Kelanit edhe në anën e serbeve ka informacione se po punohet me intensitet të lartë.

Ndërkohë, më mirë është situata në dy pikat e tjera kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë. Sipas zëdhënësit të Policisë, automjetet në këto dy pika presin jo më shumë se 15 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA