“Marrëveshje e fshehtë me Rubion për njohjen e Kosovës”/ Ish-ambasadori serb zbulon prapaskenat: Vuçiç do e pranojë për të qëndruar në pushtet
Zyra për Informim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, njoftoi për radhë të gjatë që shkojnë në disa kilometra në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, Merdare dhe Dheu i Bardhe.
Në njoftim thuhet se të gjithë qytetarët vonohen nga 2-3 orë në Merdare dhe 3-4 orë në Dheun e Bardhë. Shkak i radhëve të gjata është fluksi i madhe i qytetarëve të Kosovës që kaluan festat e fundvitit në atdhe e tashmë po rikthehen nëpër vendet e tyre të punës.
Përvec kësaj, një tjetër faktor është edhe punimi i ngadaltë i palës serbe, ndërkohë që pala kosovare ka shtuar sportelet në dalje. Në njoftimin e autoriteteve kosovare thuhet se janë njoftuar institucionet e tjera dhe ato ndërkombëtare për situatën e rënduar dhe kërkon që të ndërhyhet pranë palës serbe të përshpejtojë procedurat.
Top Channel