Foto+ Video/ Fermerët grekë vazhdojnë protestat, bllokojnë disa akse kryesore rrugore Referendumi i marsit për vetëvendosjen e banorëve në ishujt Falklands
apo Malvines siç njihen nga argjentinasit ka rritur temperaturën mes
Londrës dhe Buenos Ajresit.
Presidentja argjentinase Kirchener në një letër të hapur te botuar ne ‘The Guardian’ dhe ‘The Independent’ te Londres i kerkoi Britanise te hiqte dore nga keto ishuj dhe t’i referohej nje rezulute te OKB-se te vitit 1965 per nje zgjidhje te negociuar të mosmarreveshjes territoriale.
Por Kryeministri Cameron u kunderpergjigj se presidentja argjentinase do duhet te degjoje rezultatin e refendumit te marsit. Nderkohe tabloidi britanik ‘The Sun’ ka botuar ne gazeten argjentinase ‘Buenos Aires Herald’ nje faqe te plote ku i kujton pushtimin argjentinas te ishujve ne 1982, duke theksuar se pushtimi ishte ne konflikit te drejtperdrejt me parimin e OKB-se per vetevendosje.
‘The Sun’ shkuante se deri pas referendumit argjentinas duhet t’i mbajë “Larg duart nga ishujt”. Kryeministri britanik David Cameron kembengul se banoret e ishullit ne shumice britanike do duhet te vendosin per te ardhmen e tyre.
“Nese ata do te vendosin te qendrojne me Britanine e Madhe “ata do te kene 100 perqind mbeshtetjen time ” tha kryeministri Cameron.Britania i kontrollon ishujt Falklands, te cilet nga argjeninasit quhen ishujt Malivine, qe nga viti 1833, por Argjentina e pretendon kete territor, duke thene se e trashegoi kete te drejte nga shpallja e pavaresise nga Spanja.
Pervec se kaluares se diskutueshme, ajo cka e komplikon dhe veshtireson akoma me shume ceshtjen e sovranitetit te ishujve eshte edhe zbulimi se fundmi i rezervave te medha te naftes dhe gazit ne ujerat perreth ishujve Falklands.
Top Channel