Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka deklaruar se institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre janë funksionalë dhe po e kryejnë punën e tyre mirë.

Sipas saj, vullneti i AAK-së për të marrë poste qeveritare është i palogjikshëm, duke pasur parasysh përqindjen e votave të saj.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin, duke folur për ambicjet e Haradinaj për të udhëhequr qeverinë, eurodeputetja ka thënë se ky subjekt politik duhet të jetë më i durueshëm.

“Rasti i Haradinajt ka shkaktuar mjaft telashe, por ka marrë fund një herë e mirë. Mendoj se ai duhet të jetë më i durueshëm. Ai nuk duhet të besojë se është kosovari më i madh dhe më i mirë për të qenë kryeministër menjëherë pas daljes nga burgu. Është më mirë që ai të jetë më modest. Kjo është ajo për çfarë kemi nevojë”, ka thënë zonja Pack.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA