Foto+ Video/ Fermerët grekë vazhdojnë protestat, bllokojnë disa akse kryesore rrugore James Foley, gazetar amerikan freelance është rrëmbyer gjashtë javë më parë në Siri. Më 22 nëntor në qytetin Tftanaz, 39-vjeçari u rrëmbye nga katër burra të paidentifikuar, bashkë me shoferin dhe përkthyesin e tij, të cilët më pas u liruan.
Familja e James Foley, një reporter ekspert luftrash, e beri të ditur këtë vetëm një ditë më parë, duke hapur dhe një faqe në internet, ku bëjnë apel për lirimin e tij.
Fillimisht familjarët e gazetarit kishin kërkuar heshtjen për rrëmbimin, por më pas vendosën ta thyejnë atë duke thënë se duan që Jim të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi, ose të paktën t’u japin mundësinë për të folur me të.
Në apel, babi i Folley thotë se i biri është një gazetar objektiv dhe kërkon që ta lirojnë. Sipas familjes së Folley, ai udhëtonte së bashku me një gazetar tjetër, edhe ai i rrëmbyer, por identiti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ky nuk është rrëmbimi i parë i James Folley. Një vit më parë ai ishte marrë me forcë duke u mbajtur peng gjashtë javë nga ushtarët e Gaddafit, ndërkohë që ndiqte protestat në Libi.
Arsyet e rrëmbimit të tij në Siri nuk janë ende të qarta. Nuk dihet nëse rrëmbyesit e kanë bërë për para, nëse janë të lidhur me grupe islamike, apo me forcat e regjimit të Damaskut.
Në të njëjtën zonë ku u rrëmbye Folley, pak para Krishtlindjeve u rrëmbye edhe korrespondenti i NBC Richard Engel, i cili u lëshua me tre kolegët e tij pas një shkëmbim zjarri me sekeustruesit e tyre që ishin të lidhur me regjimin e opozitës, në një zonë kontrolli të saj.
Top Channel