Indi, dita e protestës kundër përdhunimit

03/01/2013 00:00

Mijëra indianë dolën në rrugët e kryeqytetit Nju Delhi në mbështetje të thirrjes së dhjetra organizatave për protestë masive kundër fenomenit të përdhunimit.

Data 3 Janar u shpall nga shoqata të mbrojtjes së të drejtave të grave dhe shoqata të tjera për të drejtat e njeriut, si “dita e protestës”, të nxitura pas vdekjes së student 23-vjeçare e cila në ditët e para të dhjetorit ishte viktima e radhës e përdhunimit.

23-vjeçarja ndërroi jetë në një spital të Singaporit, ndërkohë që në Nju Delhi, autoritetet bënë publike akuzat ndaj pesë të ndaluarve. Ata akuzohen për rrëmbim, përdhunim dhe më pas vrasjen e studentes 23-vjeçare dhe për këto akuza rrezikojnë dënimin me vdekje.

Krimet e përdhunimit janë në përmasa alarmante në Indi, ku sipas të dhënave zyrtare, vetëm në kryeqytet, cdo minutë denoncohen 18 raste përdhunimi ose tentativë përdhunimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB