Sfidat e BE-së për vitin 2013

02/01/2013 00:00

Bashkimi Evropian parashikon një sërë masash për 2013-n. Viti që sapo
lamë pas, i dha disa mësime të hidhura bllokut europian: ngerçi i euros
nuk eshte zgjidhur, ekziston nje hendek i thelle mes interesave dhe
pritshmërive të vendeve anëtare dhe ndonëse monedha e përbashket të
duhej të ishte projekti më i madh i afrimit mes shteteve te kontinentit
te vjeter.

Vete presidenti i BQE-se Mario Draghi e ka pranuar se forma e tanishme e saj nuk është e qëndrueshme, nëse nuk ndërmerren  hapa të tjerë të domosdoshëm. Kancelarja Angela Merkel ka folur me heret per nje gabim elementar, kujton Deutsche ëelle, sepse mes anetareve vazhdon te mungoje afrimi ekonomik. Pikerisht kete situate do te perpiqet blloku te ndryshoje.  

“Besoj se vendet anëtare dhe BE-ja si tërësi duhet të bëjnë reforma të thella”, ishin fjalet e Merkelit, qe me sa duket, mbeshteteten edhe nga te tjeret.Kater jane shtyllat kryesore qe duhen marre parasysh per stabilizimin e gjendjes: rregullimi i tregut financiar, mbikëqyrja e bankave, disiplina financiare dhe koordinimi ekonomik.
Tek rregullimi financiar BE-ja po përparon vetëm me hapa të vegjël, sepse britaniket ne menyre te veçante i druhen konkurrences nderkombetare në treg. Mbikëqyrja e bankave është një propozim shumë i ri, i miratuar në dhjetor dhe duhet të fillojë të aplikohet në mars të vitit 2014.

Detajet e këtij propozimi duhet të saktësohen gjatë ketij viti. Një problem shumë i rëndë është disiplina buxhetore në BE. Prej kohesh eshte paraqitur  një plan stabiliteti në BE, por pothuajse asnje vend nuk e ka respektuar. Dallimet themelore mes vendeve në Veri dhe në Jug të Evropës do të vazhdojnë të dominojnë edhe debatin për buxhetin e ardhshëm të BE-së. negcjatat e fundit per buxhetin deshtuan, nderkohe qe deri në qershor duhet sqaruar se si mund të zvogelohen dallimet e mëdha ekzistuese mes vendeve anetare te bllokut mbi politikat ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB