Presidenca irlandeze e BE-së

02/01/2013 00:00

Irlanda, e cila thuajse falimentoi dy vjet më parë është në gjashtë
muajt e ardhshëm presidente e radhës e BE. vendi, qe ne 2010-ten u struk
ne ombrellen e shpetimit me 85 miliardë euro ndihma te premtuara nga
shtetet e tjera të eurozonës dhe FMN-ja, dalengadale po del nga bataku
financiar.

Qeveria irlandeze u detyrua te merrte të gjitha përgjegjësitë për bankat vendase qe te shmangte kolapsin e plote te ekonomise. Deficiti buxhetor asokohohe ishte në shumën astronomike prej 32 përqind të produktit social bruto. Por qe atehere, ekzekutivi eshte nderruar, e jane aprovuar pese pakete kursimi.

Kryeministri kriastiandemokrat Enda Kenny po i zbaton ne menyre te hekurt masat antikrize per te cilat eshte rene dakort me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Dhe fale reformave,  programi i rimëkëmbjes ekonomike ka nisur te jape fryte.

Kjo eshte Irlanda qe merr ne dore drejtimin e bllokut per gjysmen e pare te vitit. Gjate presidences se saj ne 2004-n, u tregua mjaft doreleshuar me shpenzime qe mberrinin ne 110 milione euro. Kete radhe, nuk pritet te harxhoje me shume se gjysmen. Gjerat do te jene ndryshe edhe per arsye te tjera. Me traktatin e Lisbones, Kryeministri i vendit qe mban presidencen e radhes nuk i drejton me samitet e BE-se. Kjo detyre i takon presidentit te Keshillit Europian, Herman van Rompuy, ndaj Enda Kenny s’do te luaje ndonje rol shume te madh neogociues.

Presionet jane te medha mbi Irlanden qe te ofroje nje presidence te mire. Sfida kryesore eshte ajo e buxhetit, problemet e euros dhe krizes se borxhit, e sigurisht dhe zgjerimi e marredheniet me jashte. Edhe pse Kroacia do te behet zyrtartisht anetari i 28-te i bllokut pak dite pas perfundimit te kesaj presidence ne 1 korrik, Ballkani do te vazhdoje te mbetet ne vemendje. Problemi kryesor eshte dhenia e nje date serbise per fillimin e negociatave te anetaresimit, ceshtje qe veshtiresohet nga qendrimi i Beogradti ndaj Kosoves.

Per Shqiperine, Irlanda e ka bere te qarte se e mbeshtet dhenien e statusit kandidat ne rast te nje raporti pozitiv nga komisioni europian. Mbeshtetje ofrohet edhe per perspektiven europiane te Bosnjes dhe Hercegovines, por me pare kerkohet progres i reformave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB