Fillimi i janarit të vitit 2013 shënon fillimin e reformimit të sistemit
gjyqësor në Kosovë. Të gjitha gjykatat për kundërvajtje, ato komunale
dhe të qarkut do të bashkohen në një të vetme – në Gjykatën Themelore.

Do të jenë 7 Gjykata Themelore me seli nëpër 7 qendrat kryesore të Kosovës, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, deklaroi për Radio Kosovën, zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ajshe Qorraj- Bytyqi.

“Gjykatat themelore janë Gjykata të Shkallës së Parë dhe janë kompetente për të Gjykuar të gjitha çështjet përveç nëse me ligj parashihet ndryshe”, tha zëdhënësja.

Gjykata themelore e Prishtinës përbëhet nga 5 departamente, Departamenti për krime të rënda, Departamenti për çështje ekonomike, administrative, i përgjithshëm dhe për të mitur.

Top Channel