
Takimi i 17 janarit në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe
atij të Serbisë, Ivica Daçiq, nuk do të sjellë ndonjë rezultat konkret,
sepse në këtë takim do të bisedohet vetëm për implementimin e pakos së
Ahtisarit rreth veriut.
Nga takimi i parë nuk presim ndonjë rezultat konkret, por bisedimet do të vazhdojnë. Këto komente i ka bërë numri një i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij që të mërkurën i ka bërë Mitrovicës.
“Është në të mirë të vetë banorëve të veriut të Mitrovicës dhe Kosovës, por edhe të rajonit, që ata të kuptojnë sa më shpejt se e vetmja zgjidhje për ta, dhe më e mira, është implementimi i pakos së Ahtisarit dhe integrimi i tyre në institucionet e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Haradinaj, bën të ditur Kosovapress.
Top Channel