Foto+ Video/ Fermerët grekë vazhdojnë protestat, bllokojnë disa akse kryesore rrugore Tregjet europiane reaguan pozitivisht ndaj arritjes së marrëveshjes së
shumëpritur në Shtetet e Bashkuara që shmang krizën fiskale për
ekonominë më të madhe të botës. Aksionet në kontinentin e vjetër pësuan
rritje pas lehtësimit që solli ky lajm.
“Reagimi i tregjeve ndaj marreveshjes fiskale ne Shtetet e Bashkuara ka qene mjaft i mire, sepse situata atje po shihej si kercenim, edhe pse me gjera te tilla jemi perballuar thuajse cdo vit. Ashtu si ne ‘Times Square’ te New York-ut, ka nje numerim se prapthi thuajse pervit ne 31 dhjetor per te pare se cfare zgjidhjeje do te gjejne republikanet dhe demokratet mbi masat qe do te merren per vitin qe vjen”, thotë Francois Chaulet, menaxher i ‘Montsegur Finance’.
Chaulet e pranon se debati eshte kompleks, por njekohesisht kerkoi te theksonte se sa shume rrezikohej nga mosarritja e marreveshjes.
“Eshte nje ceshtje paksa teknike, por jashtezakonisht e rendesishme sepse po flasim per rreth 110 miliarde euro qe duhen gjetur ne periudhen afat-shkurter, ndaj vendi do te ishte zene ne çark persa i takon shpenzimeve”, tha Chaulet.
Ujdia e vulosur te marten ishte nje fitore per Obamen qe mandatin e dyte ne krye te Shtepise se Bardhe ia detyron me se shumti premtimeve per fashitjen e shqetesimeve te buxhetit. Nga ana tjeter, ajo zbut disi friken se dallimet ideologjike ne Washington mund të demtojne ekonomine e vendit qe me ne fund ka nisur ta marre veten pas recesionit me te thelle ne gati 80 vjet.
Top Channel