Afganistan, vret gruan gjatë vizitës në burg
02/01/2013 00:00
Një i burgosur afgan e ka vrarë gruan e tij gjatë vizitës
bashkëshortore, pasi kishte dyshime se ajo e kishte tradhtuar, pasi ai
ishte dënuar me burg për shkak të vrasjes së pjesëtarëve të familjes të
saj.
Personi Din Mohammad ishte dënuar me 20 vjet burg, para dy vitesh, për vrasjen e nënës, vëllait dhe motrës së gruas së vet, në provincën veriore, Samangam.
Gruaja e tij, emri i së cilës nuk është publikuar, e vizitoi atë në burg, ditën e hënë dhe ishte gjetur e vdekur në dhomën e vogël, që përdorej për vizitat familjare të të burgosurve, ka thënë policia.Sipas policisë, Din Mohammad e ka pranuar vrasjen.
Top Channel