Siri, zbulohen 30 trupa me kokë të prerë

31/12/2012 00:00

Në një lagje veriore te Damaskut, kryeqytetit te Sirise u zbuluan 30 trupat e pajete qe u ishte prere koka.
Sipas aktivisteve, qe citojnë dëshmitare okulare viktimat u zbuluan ne Barze, nje lagje qe i është bashkuar kryengritjes.

Informacioni nuk mund te verifikohet ne menyre te pavarur, por eshte hera e pare qe zbulohet nje varr masiv me trupa te copetuar.

Tmerret nuk ndalen në Siri. Nje murgeshe libaneze, Agnes Mariam de la Crua, një zë kritik ndaj ekstremisteve islamikë tregoi se kryengritesit i kishin prere koken nje te krishteri 38-vjecar dhe ia kishin hedhur hedhur qeneve. Ngjarja kishte ndodhur ne lagjen veriore në Ras Al Ajin, prane kufirit me Turqine. Ajo eshte kryemurgesha e manastirit sirian qe ndodhet ne Kura, 70 km nga Homsi. Ajo e perdori historine si nje shembull qe deshmon se perendimi po injoron masakrat e kryera nga ekstremistet islamike, mes forcave te opozites.

Në kufirin mes Sirise dhe Jordanise ka patur perleshje te armatosura mes ushtrise se kryengritesve. Lajmi pohohet nga qytetare siriane, por edhe nje burim i ushtrise jordaneze i tha gazettes “Al Hajat” se rregjimi I Damaskut po kerkon ta transportoje krizen, jashte kufijve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB