Obama: 2012, shpresë për ekonominë

31/12/2012 00:00

Pavaresisht 12 muajve te veshtire e te mbushur me sfida, presidentit
amerikan Barak Obama shpreh optimizem per vitin e ri, 2012. Sipas tij do
te jete i sukseshsem per Shtetet e Bashkuara, por edhe ne arenen
nderkombetare.

Duke kujtuar vrasjen e Osama Bin Ladenit dhe terheqjen e trupave amerikane nga Iraku, si suksese te politikes se jashtme, Obama tha se gjate vitit 2012 do te shohim shenjat e sherimit te ekonomise amerikane.

“Viti i kaluar ishte nje kohe sfidash dhe progresi te madh per vendin tone. Ne qendruam krah miqve dhe aleateve tane ne te gjithe boten ne katastrofa natyrore dhe revolucione. Dhe ne filluam te shohim shenjat e sherimit te ekonomise, megjithese shume amerikane po perpiqen t’ia dalin ne krye”, tha Obama.

Duke iu referuar edhe marreveshjes se sekondes se fundit per te zgjatur reduktimin e taksave perpara Vitit te Ri, Obama tha se  2012-ta do te sjelle ndryshime te tjera.

“Ndersa shkojme drejt Vitit te Ri, jam besimplote se ne kemi gjithcka per te perballur ndryshimin dhe te dalim edhe me te forte, te rrisim ekonomine tone, te krijojme vende pune dhe te forcojne klasen e mesme”, tha Obama.

Per mediat nderkombetare, fjalimi i Obames ishte sa nje mesazh per Vitin e Ri, po aq edhe per fushaten si dhe ishte nje sfide per Kongresin dhe kandidatet per President, te cilet po zhvillojnë nje fushatë energjike në Iowa, katër ditë para sprovës së parë për zgjedhjet presidenciale të 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA